BE përkrah modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale

BE përkrah modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale

Përkrahje për inkuadrim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të personave me nevoja të posaçme, si qytetarë të barabartë aktivë në shoqëri, premtoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, gjatë vizitës në Qendrën për fëmijë me sindromën daun.

Ky është edhe qëllimi i projektit “Përkrahje për modernizim dhe deinstitucionalizim të shërbimeve sociale”, që realizohet në vend me përkrahje nga BE. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkrah projektin nëpërmjet implementimit të Ligjit për mbrojtje sociale dhe akteve nënligjore për procesin e deinstitucionalizimit, por edhe përforcimin e kapaciteteve institucionale në nivel qendror dhe lokal.

“Jam e sigurt se në të ardhmen do ta marrin përkrahjen teknike që e kanë të nevojshme. Por, po ashtu pres bashkëpunim të madh edhe me pushtetin lokal, me qëllim të implementimit të masave si shërbime sociale më afër qytetarëve. Tanimë kemi rreth 15 shfrytëzues, presim të ketë edhe më shumë, pasi ishte verë, pasi kemi program të pasur dhe fëmijët me sindromën daun e kanë ditën e plotësuar. Persona zyrtarë defektologë, logopedë, pedagogë, kemi punëtorë sportivë që punojnë me fëmijët. Në pjesën e pasdites kemi aktivitete të lira, ditë të hapura për bashkëpunim me institucione, shkolla dhe qytetarë”,- tha Milla Carovska nga MPPS.

“Presim që me këtë projekt do të krijohen procedura dhe protokolle kualitative që do t’u mundësojnë njësive të pushtetit lokal nëpërmjet decentralizimit dhe marrjes së kompetencave këtë ta presim më të përgatitur”,- theksoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Projekti do të zgjasë 2 vite e gjysmë, ndërsa ka për qëllim të ndihmojë në dencentralizimin e shërbimeve sociale. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 19:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...