Bedri Zenel Islami: DRENICA DHE ALI AHMETI!

Bedri Zenel Islami: DRENICA DHE ALI AHMETI!

Me 20 shtator, ne pragun e 20 vjetorit të rënies së Herojve të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe Xheva Krasniqi Lladrovci, të cilët janë njëkohësisht edhe nderi i kombit, në Drenas, njerën nga dy zonat e Drenicës, u ngritën Statujat e tyre, sëbashku, ashtu si kishin qenë që në ditën e njohjes së tyre deri në ditën erënies, 2 shtator 1998 Jam përjetësisht i nderuar që Komisioni i Posaçëm i Përurimit më besoi të mbaj fjalën e rastit, për të evokuar kujtimet dhe rrugën jetësore e luftarake të Herojve. Si është traditë dhe mirëseardhje unë përshendeta të ftuarit , presidentë dhe ish presidentë,të Kosovës dhe të shtetit shqiptar londinez, kryeministrin dhe ish kryeministra, kryetarin e kuvendit dhe ish kryetarë kuvendesh të Kosovës dhe Shqipërisë, etj. Megjithëse ndër të ftuarit e nderit ishte edhe lideri i shqiptarëve të maqedonisë, miku im i shquar, Ali Ahmeti, nuk e përmenda emërin e tij. Pas ceremonisë, një mik i përbashkët, duke menduar se kisha harruar, më tha se nuk e kisha përshendetur edhe Abazin ( Ali Ahmetin). – Unë, i thashë, nuk mund të përshendes tjetrin, edhe në qoftë ky Ali Ahmeti, kur ai vjen në shtëpinë e tij. Sepse Ali Ahmeti në Drenicë, sidomos në Drenas, veçanërisht në Shkabaj,Gllanasellë, ku ka lindur Fehmi Lladrovci, nuk është mik, nuk është i ftuar, nuk është përsonalitet politik. Ai është aty bir, vëlla, mixhë… Nëse do e bëja këtë do e largoja Ali Ahmetin nga vendlindja e tij e dytë. Për Aliun , Gllanasella e dikurshme, Shkabaj e sotme, është njëlloj si Zajazi, ku ka lindur dhe ku ka varret e të parëve. Në jetën e tij gjatë përgatitjes së luftës çlirimtare , Ali Ahmeti më shumë ka qëndruar këtu, në këtë zonë, ka bujtur në këto njerëz, se sa në fshatin e tij, ku, edhe po të donte, nuk shkonte dot. Prej këtu, pra, nga vendlindja e tij e dytë, ai ka nisur një rrugë pa kthim drejt luftës çlirimtare. Ali Ahmeti ka qenë miku dhe vëllai i Fehmi Lladrovcit dhe vëllait nuk i thuhet mirësevjen kur ai shkon tek vatra e vëllait të tij. Ai, Aliu, dhe, bashkë me të, Shaban Shala, një burrë i shquar i kësaj treve, kanë qenë vellezër dhe shkuar vllazërisë, ata kanë formuar sëbashku grupet e djemve të lëvizjes çlirimtare, u kanë prirë atyre dhe janë bërë shembull që duhet ndjekur. Ali Ahmeti ka emërin e tij në Drenicë, sidomos në këtë trevë drenicake, sepse përmes tij janë bërë lidhjet e djemve drenicakë me udhëheqjen politike dhe ka mbështetur gjithnjë rolin udhëheqës në drejtimin ushtarak e luftarak të këtyre djemve. Aliu ka qenë njeriu më i afërt , jo vetëm i Fehmiut dhe Xhevës, jo vetëm i bacës Tush dhe familjes Krasniqi, por edhe i Adem Jasharit, mik për kokë i Iliaz Kodrës, Sami Lushtakut, Selim Krasniqit; dhe të gjithë këto familje drenicake i kanë thënë vëlla, ndërsa prindërit e tyre e kanë thirrur bir. Atëherë, si mund të bëj gabimin që Njeriut , i cili është më drenicak se gjithë të ftuarit sëbashku, që është vëlla me Xhevën dhe Fehmiun, që ka qenë shpirti kryengritës i kësaj treve, t’i them ” mirë se erdhe”. Njeriun e mbajnë rrënjët e tij. Ali Ahmeti, gjatë gjithë jetës, ka ngritur punë të mëdha, sepse një pjesë e rrënjëve të tij janë pikërisht këtu, në këtë trevë, ku u ngritën Statujat e mëdha të motrës së tij dhe të vëllait të tij. Në Drenicë dhe në Zajas unë Ali Ahmetit i them ” mirë se të gjeta” dhe nuk i them kurrë ” mirë se ke ardhur”. Unë nuk e largoj birin nga nëna, nuk e dalloj vëllain nga vëllai, nuk i bjerr lidhjet e mëdha që u krijuan në një kohë të lavdishme dhe që koha nuk mund ta zhbëjë. Ali Ahmeti është një drenicak nga Zajazi. Ali Ahmeti është një ndër burrat më të shquar të kombit shqiptar. Atij nuk i thuhet mirësevjen në të gjitha trevat, por, ” mirë se të gjeta”, sepse jeta e tij dhe aktiviteti i tij është shtrirë në të gjithë viset ku frymon shqip .

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Tetor 18, 2018 16:26

REKLAMA

Maqedoni
2°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE