Befasia që Bill Clinton u bëri disa politikanëve dhe aktorëve kosovarë

Befasia që Bill Clinton u bëri disa politikanëve dhe aktorëve kosovarë

20 vite më parë, si president i SHBA-ve, Clinton kishte nisur ushtrinë amerikane për ta çliruar Kosovën, kurse sot, 20 vite më vonë, Clinton pritet si hero në shtetin e pavarur të Kosovës, për të cilin bëri shumë për ta çliruar.

Ish presidenti amerikan duket se po i pëlqen shumë vizita në Kosovë. Në ditën e parë të qëndrimit në Prishtinë, presidenti Clinton takoi krerët e vendit dhe madje u deklarua edhe për media.

Por, një tjetër gjë që ra në sy, është bashkëveprimi i presidentit të 42-të të SHBA-ve me politikanët dhe artistët kosovarë në rrjetet sociale.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë shkruar për vizitën e presidentit Clinton në Kosovë në twitter, mirëpo presidenti amerikan ka zgjedhur disa nga më të veçantat për të “pëlqyer”.

Është statusi i deputetes së LDK-së Vjosa Osmani që i ka rënë në sy ish presidentit amerikan dhe të cilin ai e ka pëlqyer.

Po ashtu, ish lideri i shtetit më të fuqishëm në botë, ka pëlqyer edhe statusin e ministrit Behgjet Pacolli. “Mirë se vjen president Clinton. Kosova është sot një storie e juaja e suksesit në shtetkrijim”, ka shkruar ndër të tjera ministri Pacolli.

Ndërkohë, aktori Fatmir Spahiu ka shkruar. “Welcome home Mr. President”, ka shkruar aktori Spahiu.

Kurse, një prej përshëndetjeve që i ka rënë në sy presidentit amerikan, është edhe ai i anëtarit të PDK-së dhe këshilltarit të ministrit Ismaili, Kushtrim Shkodra. “E pashë atë përsëri nga një distancë e afërt. Presidenti Clinton sapo erdhi në Prishtinë. Heroi i lirisë së Kosovës dhe paqebëri në botë. Mirë se vjen në shtëpi president Clinton”, ka shkruar Shkodra.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 20:31
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.