Bejta: Edhe ekspertët të pyeten për modelin zgjedhor

Bejta: Edhe ekspertët të pyeten për modelin zgjedhor

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, tha se për modelin zgjedhor duhet të konsultohen edhe ekspertë dhe të shihen edhe modelet e shteteve tjera të zhvilluara, përcjell FLAKA.

Kodi Zgjedhor mund të ndryshohet, por tani për tani nuk ka kohë dhe duhet të shkojmë edhe në këto zgjedhje me gjashtë njësi siç e kemi tani, tha ai më tej.

“Duhet të shihet se sa sistemi me një njësi është i dobishëm. Atë e ka propozuar një lider partiek, konkretisht kryeministri, por duhet të kemi kujdes pasi vendi ynë ka shumë etnitetet dhe sa modeli me një njësi është i pranueshëm për të gjithë”, tha Bejta.

Ai tha se partia e tij, BDI e mbështet modelin aktual, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 12 prillit të vitit tjetër. Bejta u shpreh “por” edhe për Lista të Hapura. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 20:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA