Bejta flet për arrestimin e Jahiut: Organet ta thonë fjalën e fundit, mos bëjmë politikë me rastin

Bejta flet për arrestimin e Jahiut: Organet ta thonë fjalën e fundit, mos bëjmë politikë me rastin

Në emisonin e sontëm “Click Plus” në Tv 21, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, tha se për arrestimin e sotëm të bashkpartiakut të tij Jahi Jahiu, kanë dëgjuar nga mediat. Bejta bërri thirrje që organet e hetuesisë ta bëjnë punën e vetë, por kërkoi të mos ketë arrestime selektive, përcjell FLAKA.

“Çdo qeverita zgjedhur duhet të ketë përgjegjësi. Sot është arrestuar sekterai në Ministrin e Informatikës dhe Shoqërisë, por le ti lejmë organet e hetuesisë ta thonë fjalën e fundit, nëse Jahiu ka bërë ose jo gabim. Ne kemi thënë edhe në kryesi të partisë se çdo funskionar i korruptuar duhet të arrestohet. Por, mos ketë arrestime selektive, kemi zyrtarë edhe nga Aleanca, Besa, Alternativa. Them Aleanca se ata janë në pushtet lokal, edhe atje ka keqpërdorime. Çdokush duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Nevzat bejta, nënkryetar i BDI-së.

Bejta shtoi më tje se në vend akoma kemi drejtësi selektive, ndërsa shtoi se ato të partive opozitare shqiptare që mabrin pozicione udhëheqëse në pushtetin lokal, nuk arrestohen.

“Nuk e them se e kanë bërë për inatë. Nuk mund të themi ende asgjë, pasi organet e hetuesisë janë duke punuar. Duhet një herë e përgjithmonë duhet të vijë drejtësia e vërtetë në vendin tonë. Nuk e kemi drejtësinë e duhur. Bëhen lajme bombastike për ato të pushteti qendro, kurse ato të pushtetit lokal, lihen të lirë. Kemi ende drejtësi selektive, BE kërkon çdo qytetarë të jetë i barabartë para ligjit. Duhet thënë vetëm e vërteta, por jo me një burgosjen e një anëtari të një partie të bëhet politikë. Organet le të flasin dhe nëse konstatohet gabim, le të dënohet”, tha Bjeta. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 10, 2019 21:45
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.