Bejta: Kryetarët e komunave nga opozita shqiptare, kanë bërë shkelje të mëdha ligjore

Bejta: Kryetarët e komunave nga opozita shqiptare, kanë bërë shkelje të mëdha ligjore

BDI i fiton zgjedhjet bindshëm kurdo ato të mbahen. Kështu thotë nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta. Ai këto komenet i bëri në “Rruga drejt” në Alsat, ku merr pjesë në debat me Remzi Memedin e ASH-së dhe Skender Rexhep Zejdi nga Alternativa.

“I fitojmë zgjedhjet e parakohshme parlametare kurdo ato të mbahen, pasi kemi punuar për qytetarët, jemi në terren me aktivistë e zyrtarë çdo ditë”, tha Bejta.

Ai më tej shtoi se opozita shqiptare do ti humb zgjedhjet pasi ka bërë shkelje ligjore në komunat të udhëheq, e për këtë, tha ai, do ta marin ndëshimin e popullit.

“Enti i Revizionit ua nxorri keqpërdorimet në ato kumuna ku janë kudaro të opozitës shqiptare, Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë e Zhelinë. Këta do të duhet të përgjigjen para organeve ligj-zbatuese pasi kanë shkelur ligjin. Kjo do të ndodh dhe të gjith do të jemi dëshmitar”, tha Bejta. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 21:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA