Bejta: Mbështesim çdo investim afarist që ndihmon ekonominë e Gostivarit | FOTO

Bejta: Mbështesim çdo investim afarist që ndihmon ekonominë e Gostivarit | FOTO

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në inaugurimin e Qendrës Sportive M3 në Zdunjë të Gostivarit, njofton Flaka. 

“Mbështesim çdo investim afarist që ndihmon ekonominë e Gostivarit. Dje u përurua një qendër sportive moderne, një atraksion veror që i shtohet qytetit tonë. Përgëzojmë sipërmarrësit e 3M Sport dhe iu urojmë suksese. Gjatë katër viteve të fundit në Gostivar janë ndërtuar rreth 50 objekte afariste dhe banesore me investim privat dhe me mbështetjen e komunës. Sektori privat është promotor kryesor i zhvillimit ekonomik. Të vazhdojmë të punojmë drejt Gostivarit të nesërm”, shkruan Bejta në Fejsbuk duke publikuar edhe foto nga aktiviteti.

Atraksioni veror i viti 2017 në qytetin e Gostivarit, emrin e ka 3M Sport, Qendra Sportive moderne që së fundmi vuri në funksion pishinën vere, e krijuar me të gjitha parametrat bashkëkohore dhe të teknologjisë së fundit botërore.

Terraca e pishinës së Qendrës Sportive “3M”, posedon edhe pishinën për të vegjlit e cila paraqet edhe kënd lojërash, kurse funksionon edhe kafe bari dhe hamburgeria që sjellin të freskëta pijet dhe ushqimet.  Terraca posedon edhe çadra dhe krevate plazhi.

Po ashtu, Qendra Sportive 3M posedon zhveshtore e shumta, toalete, dush kabina dhe mbi 200 kasaforta për sigurimin e gjësendeve me vlerë gjatë kohës së qëndrimit në këtë qendër.

Në terrenin sportiv për futboll të vogël, po ashtu, funksionon këndi i lojrave dhe kafe bari në brendi të objektit.

Qendra Sportive “3M”, është vendosur në hyrje të fshatit Zdunjë, afër ish fabrikës së tekstilit Dekon, respektivisht në afërsi të Restorant Mond Bland.

Në suaza të qendrës, prej kohësh funksionon terreni i mbyllur për futboll të vogël, ndërkohë që funksionin edhe dyqani për veshje sportive 3M.

Ky projekt gjigand nuk mbaron me kaq. Brenda kohës do të vihet në funksion edhe pishina e mbyllur si dhe do të ndërtohen terrenet sportive në natyrë për futbolll të vogël dhe tenist. Flaka 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 14, 2017 10:59

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°