Bejta takoi ish-kryetarin e KF Gallata Saraj, Alp Jalman | FOTO

Bejta takoi  ish-kryetarin e KF Gallata Saraj, Alp Jalman | FOTO

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti sot një delegacion të zgjeruar nga Klubi i Futbollit Gallata Saraj – Republika e Turqisë, raporton Flaka.

“Sot mirëpresim veteranet fitues të kupës uefa, të KF Gallata Saraj të Turqisë, të cilët do të ndeshen në këtë miqësore me disa nga më të mirët që ka ofruar futbolli ynë. Në emër të qytetarëve të Gostivarit kam nderin dhe kënaqësinë t’iu uroj të gjithëve mirëseardhjen në qytetin tonë. Konsiderata dhe vlerësimet e mia janë të mëdha për këtë skuadër historike të futbollit botëror. Por edhe për gjithë kombin turk”, u shpreh Bejta.

Nuk ka nevojë të hysh shumë në politikë, tha Bejta, për të kuptuar faktin se për ne Turqia është dhe do të mbetet një partner strategjik.

“Së bashku kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë për t’i dhënë jetë projekteve bashkëpunuese dhe frytdhënëse për të dy kombet tona. Sot jemi mbledhur jo vetëm për të luajtur lojën e bukur të futbollit por edhe për të festuar fitoren e demokracisë në Turqi. Proceset demokratike janë jetike për të vijuar në rrugën drejt zhvillimit të një kombi. Padyshim sporti është një nga asetet zhvilluese, si një nga simbolet paqësore dhe bashkuese të vendeve. Ndaj kjo është një ndeshje simbolike për të shprehur konsideratën që ekziston mes nesh dhe jam i bindur që do të na dhurojë kënaqësi dhe emocion. Jam i bindur që do të fitojmë të gjithë. Faleminderit”, shtoi Bejta.

Ish kryetari i Klubit të Futbollit Gallata Saraj, Alp Jalman u shpreh që sot nuk ndjehet i huaj, sepse hemeluesi i Klubit të Futbollit Gallata Saraj është shqiptar.

“Pajtohem me pohimin e Kryetarit te Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta që proceset demokratike janë jetike për të vijuar në rrugën drejt zhvillimit të një kombi. Askush nuk ka të drejtë që ta merr të drejtën e një populli. Ne nuk do ta harrojmë asnjëherë këtë dashuri dhe afërsi që na treguat me këtë rast dhe në këtë ditë. Ne nuk e ndjejmë vetën të huaj sot në mesin tuaj, sepse, edhe themeluesi i Klubit të Futbollit Gallata Saraj është shqiptar”, shtoi ai.

Me këtë rast, drejtuesit e Klubit kryetarit Bejta i ndanë rekuzita me logo të Gallata Sarajit, ndërsa kryetari Bejta u dhuroi një dhuratë me simbolin e qytetit.

Klubi i Fanatikëve “Ultra Aslan” me rastin e 1 vjetorit të Puçit të dështuar në Republikën e Turqisë” – 15 Korrik – 2016, do të organizon një serë aktivitetesh në qytetin e Gostivarit.

Kujtojmë që nesër me fillim prej ora 21:00, në Palestrën Sportive “Rinia”, do të zhvillohet ndeshja në futboll të vogël mes veteranëve të Klubit të Futbollit “Gallata Saraj” dhe veteranëve të futbollit nga Gostivari dhe qytetet e tjera të Maqedonisë.

Klubi i Fanatikëve “Ultra Aslan” mbështetet financiarisht nga Klubin i Futbollit “Gallata Saraj”, nga Republika e Turqisë, ndërsa aktiviteti zhvillohet për të përkujtuar 1 vjetorin e dështimit të Puçit në Republikën e Turqisë. Flaka 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 14, 2017 12:08

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°