Bejta viziton Strugën, Merko e njofton me investimet e realizuara

Bejta viziton Strugën, Merko e njofton me investimet e realizuara

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta ditën e enjte realizoi vizitë në Komunën e Strugës për të parë nga afër punimet dhe ecurin e komunës nën drejtimin e anëtarit të kryesisë qëndrore të BDI-së njëherazi dhe kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, transmeton Flaka 

Kryetari Merko informoi Bejtën për disa projekte të përfunduara- Rruga e Liqenit, hyrja e qytetit, shëtitorja e re dhe shumë investime në vendbanime rurale dhe disa projekte të cilët janë në vijim dhe drejt përfundimit.

Kryetari Merko gjithashtu e informoi dhe për mbështetjen e BDI-së për shumë projekte të fituara dhe atë ndërtimin e dy sallave të sportit dhe sigurimin e mjeteve për salla të reja sporti, mbështetjen për projektet infrastrukturore në rrugë për vendbanimet urbane dhe rurale, projekte të siguruara për rrjete të reja të ujësjellsit dhe kanalizimeve.

Nënkryetari i BDI-së Bejta përgëzoi partiakun e tij, për tash më shumë probleme të anashkaluara dhe atë të shkollave fillore dhe të mesme të cilat janë në një situate më të mire financiare, përgëzoj për një ndër investimet kapitale më me vlerë i cili është drejt përfundimit në hapsirat e reja të Sh. F “Vëllezërit Miladinov”-Strugë ku angazhimi i kryetarit ka qënë maksimal që kjo shkollë të përfundoj sa më shpejt. Gjithashtu z.

Bejta përgëzoi për punimet cilësore në shëtitoren e re dhe rrugën e liqenit të cilët në bazë të cilës plotësojn të gjith standartet europiane, si nënkryetar i BDI-së z.Bejta dhe mbështetje maksimale politike të BDI-së për fillimin dhe finalizimin e shumë projekteve të reja duke pasur dhe mbështetjen e BDI-së. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 11:12

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA