Bekir Asani: ndodhemi në prag të realizimit të një synimi të kahmotshëm shekullor

Bekir Asani: ndodhemi në prag të realizimit të një synimi të kahmotshëm shekullor

Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë, bashkëkombas.
Sot (si kurrë deri më tani) ndodhemi në prag të realizimit të një synimi të kahmotshëm shekullor – kyçje në Familjen e Madhe të shteteve demokratike, civilizuese dhe bashkëkohore. Në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Vlerat evroperendimore dhe perspektiva evroatlantike janë shtylla që janë vendosur shekuj më parë, e që janë afirmuar sidomos që nga periudha e rilindjes sonë e lavdishme, nga fytyrat më eminente të kombit shqiptar.
Shikimi dhe Vizioni i shqiptarëve është drejt një Evrope me vlera demokratike. Objektivi dhe përcaktimi i shqiptarëve është për integrim në BE dhe NATO, mjedise këto të cilat krijojnë siguri, zhvillim, integrim vlerash kombëtare, cilësi, perspektivë, mundësi,…
Shqiptarët gjithmonë janë treguar vigjilent, trima e të bashkuar, kur bëhet fjalë për një të ardhme të tyre më të mirë. Shqiptarët gjithnjë e kanë përfaqësuar të mirën, e kanë luftuar të keqen.
Shqiptarët e Maqedonisë formuan alenaca të fuqishme ndër vite e shekuj, drejt vlerës, perspektivës, lirisë,… Ne, gjeneratat e këtyre viteve, ende na është e freskët alenaca e shqiptarëve e krijuar në vitin 2001. Bashkim ai që i dha Botës civilizuese një mesazh të fortë si duhet Atdheu, si mbrohet Vatani, si kërkohen dhe si fitohen të drejtat dhe liritë e individit.
Viti 2018, sot, vëllezër e motra, na ofron shansin për një rilindje të re, për një shikim të ri drejt civilizimit, për një përqafim me një të ardhme plot perspektivë. Viti 2018 shënon trokitje në derën e Shtëpisë së mirëqenies e quajtur NATO dhe BE.
Jemi për CIVILIZIM dhe PERSPEKTIVË PËR GJENERATAT E REJA, apo do lejojmë të jemi nën kthetrën e politikave të zymta që na kanë sjellur lot e zi ndër vite e shekuj ?
Më 30 shtator 2018, qytetarët e Maqedonisë dhe shqiptarët si pjesë e saj, do kenë vetëm një derë ku do drejtohen. Ajo derë eshte dera e vendvotimeve për të votuar PRO NATO-s dhe PRO BE-së.
Apeloj te të gjithë Familjarët, Miqtë, Bashkëluftëtarët, Bashkëkombasit, Bashkëqytetarët, të dalin sa më masovikisht në vendvotime. Të deklarohemi per të ardhmen evropjane, per perspektivën e gjeneratave të reja, për politikat vëllazërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian.
Apeloj te vëllezërit dhe motrat e mia, së paku kësaj rradhe, të mos shikojnë parti politike dhe klane individësh e strukturash. Të jemi TOK, si një KOKË. Të votojmë përdhe vlerat evropjane.
Apeloj te subjektet politike, të mos kalkulojnë me fatin e ardhmërisë së gjeneratave të reja. Të mobilizohen maksimalisht për realizimin e përcaktimit evropian.
Tê mjerë janë ata të cilët e lëshojnë këtë shansë historike dhe kombëtare.
ZOTI E BEKOFTË POPULLIN SHQIPTAR.
ZOTI E BEKOFTË POPULLIN AMERIKAN DHE KOMBET E CIVILIZUARA EVROPIANE.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shtator 24, 2018 12:19
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE