Berisha zbulon se kush është “Ermali dhe Toto qorri” në përgjimin e Agron Xhafajt

Berisha zbulon se kush është “Ermali dhe Toto qorri” në përgjimin e Agron Xhafajt

Audio-përgjimi i publikuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike ka tronditur politikën shqiptare, e në veçanti qeverinë.

Shumë mistere ka pasur lidhur me personat që kanë rënë pre e përgjimit, ku përveç vëllait të ministrit të Brendshëm të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, janë edhe tre persona të tjerë që përmenden.

Për rolet e tyre, ka folur këtë mbrëmje në ‘Studio e Hapur’, ish-kryeministri Sali Berisha, ku ka sqaruar se cilët janë atë.

Berisha thotë se Ermali që përmendet në audio-përgjim është një oficer policie, ndërsa ‘Toto qorri’ është një person që kishte një lokal të Uji I Ftohtë në Vlorë, dhe sipas Berishës, atë e njohin të gjithë.

“Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është officer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehohet në Shqipëri çdo terrorist i rrezikshëm në botë.  Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi,” tha Berisha.

Opozita publikoi ditën e djeshme një audio-përgjim, ku dëgjohet vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke folur me personat në fjalë, ku aludohet se ato po bëjnë pazare për trafik droge. /GazetaExpress/

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 22:16
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...