Besa Kokëdhima vjen tërheqëse në imazhet e reja, mahnit me stilin urban

Besa Kokëdhima vjen tërheqëse në imazhet e reja, mahnit me stilin urban

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive në to, dhe shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Besa ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo vjen mjaft tërheqëse në një stil urban, teksa thekson linjat e saj perfekte trupore.

Kokëdhima nuk ka bërë të ditur nëse këto imazhe janë shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor, gjithsesi është dukur mjaft bukur dhe joshëse.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Amor”, të cilën e solli gjatë muajit tetor, dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 11:28
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.