BFI vizitohet nga një delegacion i lartë i BE-së

BFI vizitohet nga një delegacion i lartë i BE-së

Një delegacion i lartë i Bashkimit Euripoian, të shoqëruar nga koordinatori i Këshillit Nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe për luftë kundër terrorizmit, Borçe Petrevskit, zhvilluan një takim me kreun e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepin. Me këtë rast, delegacioni europian shprehu respekt e konsiderata të veçanta për angazhimin permanent të kreut të BFI-së, efendi Rexhepit, si dhe për rezultatet konkrete që i ka arritur në luftimin e këtyre dukurive të shëmtuara dhe të papranueshme as për fenë islame por as për mbarë njerëzimin e shëndoshë. Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, mysafirët e lartë i njohtroi mbi luftën institucionale të BFI-së kundër ekstremizmit dhe terrorizmit në emër të islamit, edhe atë duke realizuar komponentet përkatëse të përfshira në projektin e BFI-së, “Stop RadTerr”, i cili u perkrah unanimisht nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që funksionojnë në Maqedoni dhe jo vetëm. Delegacioni i BE u ndanë të bindur se BFI-ja do të jetë palë e të gjitha strukturave që i luftojnë lëvizjet manipulative që zhvillojnë akte jonjerëzore në emër të fesë.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Nëntor 8, 2018 23:47

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE