BIRN: Furnizimi i veturave të MPB-së është bërë pa tender nga një donator i LSDM-së

BIRN: Furnizimi i veturave të MPB-së është bërë pa tender nga një donator i LSDM-së

Me para të donuara nga Republika e Çekisë, Ministria e Punëve të Brendshme, vjet pa tender ka blerë 45 vetura “Shkoda” nga një ndërmarrje, e cila ka qenë donator e partisë politike në pushtet LSDM në vitin 2016, shkruan BIRN Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Edhe pse BIRN i ka kërkuar dokumentet nga MPB, megjithatë nuk u janë dhënë të dhënat kyçe që mund t’u përgjigjen mëdyshjeve nëse MPB në mënyrë të arsyeshme i ka blerë pa tender veturat edhe atë nga një donator partiak.

Edhe pse është përfolur paraprakisht në media, institucionet kompetente nuk e kanë hetuar furnizimin, ndërkaq përfaqësuesit e ndërmarrjes “Deluks-Auto” nga Kumanova, ndërmarrja-furnizuese dhe donator i LSDM-së, edhe atëherë, por edhe tani nuk reagojnë ndaj akuzave.

“Nuk kam koment”, ishte gjithçka që ka deklaruar për BIRN, pronari i “Deluks-Auto”, Boban Spasovski, në bisedë të shkurtër telefonike.

Çekia i ka donuar paratë për veturat si pjesë e ndihmës së saj për ndihmë që të përballemi me valën e emigrantëve nga Siria dhe nga Lindja e Afërt. Veturat “Shkoda Oktavia” do t’i shfrytëzojë policia kufitare dhe stacionet në atë rajon.

Transparencë minimale

Policia e ka pranuar donacionin në qershor të vitit 2017, marrëveshjen me “Deluks Auto” është bërë në fund të shtatorit, ndërkaq ministri i MPB-së Oliver Spasovski dhe ambasadori çek Mirosllav Toman i ka promovuar veturat e reja në dhjetor.

Ministri fillimisht nuk ka publikuar shpallke, ndërkaq më vonë nuk i ka publikuar as marrëveshjet për furnizim të veturave. Për atë asnjëherë nuk do ta dimë se nga cila ndërmarrje i ka blerë veturat, nëse informatat nuk do të ishin paraqitur në një bllog anonim. Të njëjtat më vonë, MPB plotësisht i ka konfirmuar.

Në këtë rast, në vend tenderit, Ministria e ka shfrytëzuar mundësinë ligjore që të bisedojë me ndërmarrje, që më pas të mos publikojë shpallje. Edhe pse e gjithë ajo është legale dhe e lejuar, megjithatë kjo procedurë është e njohur si “marrëveshje në katër sy”, pasi që është më së paku transparente dhe duhet që të shfrytëzohet vetëm në raste specifike.

Një situatë ku është shfrytëzuar “marrëveshja në katër sy” është atëherë kur është diçka shumë urgjente dhe duhet të bëhet furnizimi, ndërkaq nuk ka kohë për procedurën e gjatë tenderiale.

Mu urgjenca e MPB-së është arsye se pse e ka kërcyer procedurën tenderiale. Prej atje, për BIRN, sqarojnë se çdo ditë kanë problem me transportin në kufirin jugor, ndërkaq tenderi do t’u merrte kohë edhe së paku 6 muaj.

Përskaj kompanisë nga Kumanova “Deluks Auto”, ftesë për bisedime kanë marrë edhe tre kompani tjera të cilat shesin vetura, ndërkaq autorizuesit e importuesit të “Mercedes”, “MakAutostar” dhe “Be-em-ve” – “Makkar” dhe “Porshe Maqedoni”, e cila mes tjerash është edhe importues i autorizuar i “Shkodës”, prej ku “Deluks Auto” i blen veturat që i shet.

Për më shumë lexojeni storjen: KËTU

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 20:04

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE