Bisedë telefonike Tsipras-Tusk në prag të Samitit të Sofjes

Bisedë telefonike Tsipras-Tusk në prag të Samitit të Sofjes

Dallimet e Greqisë me fqinjët dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, u diskutuan gjatë një bisede telefonike midis kryeministrit grek Alexis Tsipras dhe Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk, njoftoi kabineti i Kryeministrit grek, përcjell FLAKA.

“Gjatë bisedës, Presidenti Tusk përshëndeti përpjekjet që qeveria greke i ka bërë për të zgjidhur dallimet me vendet fqinje, gjë që është gjithashtu një parakusht për perspektivat e tyre integruese. Kryeministri theksoi se Greqia gjithmonë do të ketë një rol konstruktiv për perspektivën e stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkan”, njoftoi kabineti i Tsipras. FLAKA

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 21:43

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE