Bisedimet Maqedoni – Greqi, Timonie: Llogaritjet dritëshkurta nuk do të ndikojnë në sabotimin e zgjidhjes

Bisedimet Maqedoni – Greqi, Timonie: Llogaritjet dritëshkurta nuk do të ndikojnë në sabotimin e zgjidhjes

Në një mega intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Flaka” ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie ka shpalosur qëndrimet e shtetit që përfaqëson rreth zhvillimeve politike në relacionin Maqedoni – Greqi sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit.

Timonie vlerëson pozitivisht rolin e dy kryeministrave të dy vendeve, duke shtuar që kryeministrat Zaev dhe Cipras tregojnë një vullnet dhe guxim të pashoq, që sipas mendimit të tij, është shenjë dalluese e burrështetasve.

“Kryeministrat e të dy vendeve tregojnë një vullnet dhe guxim të pashoq, që sipas mendimit tim, është shenjë dalluese e burrështetasve. Shpresojmë që ky guxim do të vazhdojë edhe më tej dhe që llogaritjet dritëshkurta nuk do të ndikojnë në sabotimin e zgjidhjes, e cila do të mund të arrihej. Kjo zgjidhje duhet të sqarohet dhe qartësohet sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të konsiderohet si fitore e të dy vendeve dhe të gjitha palëve”, shprehet në intervistën për Flaka, mbasadori francez në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie.

Në intervistën e cila e plotë do të publikohet sonte, ambasadori Timonie flet për miratimin e Ligjit për Gjuhët, refuzimin e presidentit Ivanov për ta nënshkruar si dhe paraqitjen e amendamenteve në Parlament nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Ambasadori Timonie komenton edhe bojkotoin e dhomës ligjdhënëse nga VMRO-DPMNE, si dhe rolin e shoqatave joqeveritare që veprojnë në Republikën e Maqedonisë.

Edhe ngjarjet e dhunshme në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ligji për amnisti, si dhe lidershipi i ri të VMRO-DPMNE-së, janë pjesë e trajtimit ne intervistën me ambasadorin francez në Maqedoni, z. Kristian Timonie.  flaka.com.mk 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 08:24
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
7°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...