“Bisha e rrallë”: VW Beetle kushton mbi 80.000 dollarë

“Bisha e rrallë”: VW Beetle kushton mbi 80.000 dollarë

Kur Volkswagen rinovoi modelin Beetle në fund të shekullit të 20-të, ky prodhues kishte ambicie të mëdha me versionin e ri.

Edhe pse Beetle i ri kurrë nuk arriti lavdinë e modelit origjinal, kjo makinë do të mbahet mend për disa versione të jashtëzakonshme. Një prej tyre është Volkswagen Beetle RSi, i cili u prodhua në Meksikë nga 2001 në 2003, transmeton KosovaPress.

Vetëm 250 kopje u bënë (+1), dhe në SHBA kjo makinë më pas kushtoi 80,000 dollarë. Është interesante se të gjitha 250 makina u ngjyrosën me ngjyrë argjendi metalike, ndërsa vetëm 1 u largua nga fabrika e VW me ngjyrë blu.

Ajo ka motor benzinë të fuqishme 3.2 litra VR6 me 228 kuaj fuqi. Ishte Volkswageni i parë që përdori këtë motor për t’u inkorporuar në Golf R32, si dhe Audi TT. Fuqia transmetohet në të gjitha katër boshtet nëpërmjet një transmetimi manual me 6 shpejtësi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 23:12
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.