Bllokimi i emigrantëve, Macron: “Cinizëm dhe papërgjeshmëri” nga Italia

Bllokimi i emigrantëve, Macron: “Cinizëm dhe papërgjeshmëri” nga Italia

Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar qeverinë italiane për “cinizëm dhe papërgjegjshmëri”, pasi Matteo Salvini detyroi kryeministrin e qeverisë populiste të refuzonte lejimin e hyrjes në portet italiane të një anije shpëtimi me 629 emigrantë, të bllokuar ne Mesdhe në ujërat territoriale mes Italisë dhe Maltës.

Macron tha se Italia po “luan politikisht” me emigrantët. Zëdhënësi i Macronit, Benjamin Griveaux tha se presidenti francez kujtoi se “në raste të shqetësimit ata që kanë bregun më të afërt kanë një përgjegjësi për t’u përgjigjur”.

“Ka një shkallë cinizmi dhe papërgjegjshmëri në sjelljen e qeverisë italiane”, citoi ai të thoshte Presidenti Macron.

Anija Aquaris me emigrantë do të ndimohet nga një anije bregdetare italiane dhe një luftanije për t’u ankoruar në portin spanjoll të Valencias, por Spanja është të paktën tri ditë larg.  Për emigrantët, kryesisht afrikanë të Libisë, janë duke u kujdesur Mjekët pa Kufij (MSF) dhe bamirësia franko-gjermane SOS Méditerranée në bordin e Aquarius.

Më herët u tha se anija nuk mund të lundronte drejt Spanjës pasi ishte e mbipopulluar dhe kushtet në det u përkeqësuan. Ndër emigrantët janë shtatë gra shtatzëna, 11 fëmijë të vegjël dhe 123 të mitur të pashoqëruar.

Të miturit janë të moshës midis 13 dhe 17 vjeç dhe vijnë nga Eritrea, Gana, Nigeria dhe Sudani. Pesëmbëdhjetë emigrantë kanë djegie të rënda dhe disa kanë pësuar hipotermi, sipas MSF.

Shumica e emigrantëve që mbijetojnë nga udhëtimet e rrezikshme nga Afrika e Veriut përfundojnë në kampet italiane të mbipopulluara dhe Italia thotë se partnerët e saj të BE duhet të lehtësojnë barrën, ndaj edhe masa e fundit e ndërmarrë ishte në valën e përpjekjeve të qeverisë politike, për t’i treguar BE-së se duhet më tepër investim në zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

(gazeta-Shqip.com)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2018 22:26

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-2°
Tue
-2°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE