BMW fillon prodhimin e Mini elektrik në fund të vitit 2019

BMW fillon prodhimin e Mini elektrik në fund të vitit 2019

BMW do të fillojë prodhimin e një Mini të ri elektrik në fabrikën e tij britanike në fund të 2019 dhe automjetet e para do të arrijnë blerësit nga pranvera e vitit të ardhshëm.

“Mini Electric do të fillojë ofensivën e modeleve tona të reja të makinave plotësisht elektrike”, tha Oliver Cipse, kreu i prodhimit, i cili sipas burimeve të paidentifikuara do të bëhet drejtori i ri ekzekutiv i BMW.

“Deri në vitin 2023, dy vjet para afatit përfundimtar, ne do të kemi 25 modele elektrike në treg. Më shumë se gjysma do të jetë tërësisht elektrike,” shtoi ai.

BMW vitin e kaluar prodhoi mbi 230,000 makina në fabrikën e Oksfordit, e cila është rreth 15 për qind e prodhimit total të makinave në Britani të Madhe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 9, 2019 22:51
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.