“Boki 13” të hënën, Janeva të martën do të japin deklaratë në Prokurori

“Boki 13” të hënën, Janeva të martën do të japin deklaratë në Prokurori

Avokatja e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva, Irena Frçkoska në një intervistë për “360 gradë” ka deklaruar se Janeva është ftuar të martën që të japë deklaratë përpara prokurores Vilma Ruskoska, e cila e udhëheqë lëndën “Reket”, njofton Portalb.mk.

Ajo mes tjerash deklaroi se mbrojtja sipas të gjitha gjasave do të kërkojë që videot që i ka incizuar Orce Kamçev të mos shfrytëzohen si dëshmi, pasi që ashtu siç tha ajo, janë marrë në mënyrë ilegale.

“Tani duhet që të shohim nëse ato incizime mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë, pasi që janë marrë në mënyrë ilegale. Nuk mund të trajtohen si “bombat” të cilat edhe pse janë marrë në mënyrë të paligjshme, të njëjtat janë bërë të ligjshme me Ligjin për Prokurori Speciale. Ndërkaq, këto incizime trajtohen si dëshmi të marra në mënyrë të paligjshme dhe si të tilla duhet që të largohen nga procedura”, tha Frçkoska.

Nga ana tjetër Bojan Jovanovski (Boki 13), të hënën është thirrur për të dhënë deklaratë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Ndryshe, Janeva, do mbetet në paraburgim edhe 30 ditë të tjera, pasi u refuzua kërkesa e saj për mbrojtje në liri. Janeva bashkë me dy të dyshuarit e parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec dyshohet se, kanë zhvatur biznesmenë kërkuar 1,5 milionë euro reket vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 21, 2019 18:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA