Borxh dhe kredi në Banka për dasma dhe qafore prej ari

Borxh dhe kredi në Banka për dasma dhe qafore prej ari

Avdil Kadrija tashmë disa ditë po qëndron në vendlindje ku ka përfunduar përgatitjet e fundit për dasmën e dy vëllezërve të tij. Ai punon në Zvicër, ndërsa sot bashkë me familjarët e tij po zgjidhnin ari për nuset që po bëhen pjesë e familjes Kadrija.

Avdili thotë se kanë ndarë një buxhet të  majmë për dasmën e caktuar, pasi sipas tij duhet respektuar të gjitha traditat që i do një dasëm shqiptare. Vetëm për ari familja Kadrija planifikon të shpenzojë deri 10 mijë euro.

Unë jam në kurbet dhe besoj që kushtet për dasëm duhet ti plotësojmë se për atë punojmë. Shuma se sa mund të harxhojmë varet, prej 5 deri në 20 mijë euro..Për një gëzim besoj që jo, një herë në jetë është martesa dhe duhet të bëjmë gjithçka që çiftet  të jenë të lumtura– thotë Avdil Kadriu.

Nga kontaktet që ekipi i Alsat-M zhvilloi me dyqanet e nusërisë dhe ato të dhëndërisë kuptuam se çmimet e fustaneve të nusërisë fillojnë nga 400 euro e më lartë, ndërsa një kostum komplet i dhëndërisë kap çmimin mesatar prej 150 euro. E për këpucët, nusja dhe dhëndëri duhet të ndajnë një shumë duke filluar prej 1.500 denarë e më shumë.

Qytetarët janë të ndarë për shpenzimet e mëdha që bëhen për dasma. Thonë se gjendja e rëndë ekonomike po vështirëson edhe realizimin e një dasme mesatre. Qytetarët thonë se lukset e jashtëzakonshme mund ti lejojnë vetëm familjet e pasura.

Dikush harxhon 500 euro, dikush 1 mijë ose 1.500 euro, kush sa ka. Por tash është bë rrezik, më shumë se 200-300 euro askush nuk harxhon. Për dikë janë shumë, për dikë nuk janë asgjë sikur me pi nji kafe”.

  “Te ne boshnjakët  më së paku duhet t’i kesh 50 mijë euro për dasëm, për ari për nusen, për mysafirët. Një këngëtar të vij te ne duhet ta paguajmë 15 mijë euro. Ky e ka më bë me 50 mijë euro unë do ta bëj me 60 mijë, ashtu thonë fqinjët. Unë kam dy djem për ti martu, unë nuk do t’ju bëj dasëm, do ju them të shkojnë të shetiten– thonë qytetarët.

Përveç shpenzimeve tjera, muzika në dasëm ka rol të veçantë. E për të siguriar një këngëtar ose grup muzikor, shuma mesatare që një familje duhet të ndajë është 1.500 euro. E për në fund, për t’u dukur bukur makina e dasmës ju duhet të ndani një shumë mesatare prej 40 euro. Lart-poshtë, një dasëm mesatare në Maqedoni nuk shpëton dot pa shpenzuar 10 mijë euro.

 Melihate Rustemi  

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 16:03

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°