Boshnjakovski: “Luftëtari mbi kalë” do të riemërohet në Aleksandri i Madh

Boshnjakovski: “Luftëtari mbi kalë” do të riemërohet në Aleksandri i Madh

Nuk do të rrënohet, por do të riemërohet “Luftëtari mbi kalë”, në bustin e Aleksandrit të Madh, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Të njëjtin fat do ta kenë edhe bustet tjera që janë projekti Shkupi 2014, ashtu siç është busti i Filipit të Dytë dhe Olimpisë.

“Bustet do të përfytyrojnë kulturën helene si dhe trashëgiminë e botës, do ta fitojë epitetin e ri “Luftëtarin mbi kalë” do ta riemërojmë në Leka i Madh dhe do të japim sqarim se është e periudhës antike helene si dhe trashëgimi kulturore botërore. Nuk ka rrënim, ai mbetet simbol i miqësisë mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ne nuk turpërohemi t’i emërojmë bustet ashtu siç janë”, tha Boshjakovski.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Qershor 13, 2018 14:37
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
14°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE