Braktiset foshnja e sapolindur, gjendja e bebes stabile, kërkohet nëna që e braktisi

Braktiset foshnja e sapolindur, gjendja e bebes stabile, kërkohet nëna që e braktisi

Një foshnje është gjetur mbrëmë në Fushë Topanë në Shkup e braktisur menjëherë pas lindjes. Një kalimtar i rastit ka dëgjuar të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Nga Qendra për punë sociale thonë se foshnja është braktisur në kushte joadekuate, megjithatë momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Qendra për punë sociale menjëherë ishte e lajmëruar për një foshnje të porsalindur të braktisur në park. Foshnja është vendosur në Qendrën Klinike me ndihmën e shpejtë. Qendra për punë sociale po e vëzhgon gjendjen e saj, meqë foshnja ka lindur dje dhe presim informata nga Klinika se kur mundemi ta marrim për ta vendosur në vend adekuat, t’i nxjerrim certifikatën e lindjes, t’i sigurojmë mbrojtje shëndetësore dhe sipas detyrës zyrtare foshnja do të fitojë përkujdesje”,- deklaroi drejtoresha në Qendrën për Punë Sociale, Natasha Stamojeviq.

Nga Policia po punojnë në zbardhjen e identitetit të nënës dhe rrethanave në të cilat foshnja është lënë në bar menjëherë pas lindjes. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 19:34
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.