Brazil, mbyllet fabrika që prodhonte automjete të rreme luksoze

Brazil, mbyllet fabrika që prodhonte automjete të rreme luksoze

Policia njoftoi se operacioni është kryer në shtetin Santa Catarina, ku është bastisur fabrika që prodhonte modele të falsifikuara të Ferrari dhe Lamborghini.

Policia në Brazil ka mbyllur një fabrikë e cila prodhonte automjete të rreme luksoze për çmime të volitshme.

Policia njoftoi se operacioni është kryer në shtetin Santa Catarina, ku është bastisur fabrika që prodhonte modele të falsifikuara të Ferrari dhe Lamborghini.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar pronari i fabrikës dhe djali i tij me akuzën për “shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave industriale”.

Pronarët e fabrikës nëpërmjet rrjeteve sociale i kanë nxjerrë në shitje automjetet me vlerë prej 45.000 deri në 60.000 dollarë, ndërsa në bastisje janë konfiskuar tetë automjete pjesërisht të përfunduara, si dhe simbole dhe emblema të automjeteve luksoze.

Mësohet se bastisja është bërë pasi kompanitë italiane që prodhojnë automjete luksoze janë ankuar.

Çmimi më i lirë i automjeteve të tilla është rreth 200 mijë dollarë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 22:42

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.