Bruksel, protestë kundër rregullave të reja për transportin rrugor

Bruksel, protestë kundër rregullave të reja për transportin rrugor

Drejtuesit e automjeteve të cilët janë mbledhur pas thirrjes së bërë nga sindikata që përfaqëson drejtuesit e transportit rrugor në Bullgari dhe Rumani, kanë zhvilluar një protestë para institucioneve të BE-së

Qindra drejtues të mjeteve të transportit rrugor në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan ndaj rregulloreve të reja të Bashkimit Evropian (BE) kundrejt këtij sektori, raporton Anadolu Agency.

Drejtuesit e automjeteve të cilët janë mbledhur pas thirrjes së bërë nga sindikata që përfaqëson drejtuesit e transportit rrugor në Bullgari dhe Rumani, kanë zhvilluar një protestë para institucioneve të BE-së.

Protestuesit e mbledhur në sheshin Schuman pasi kanë marshuar para Këshillit të BE-së dhe Komisionit të BE-së janë mbledhur para Parlamentit Evropian (PE) me afishe dhe pankarta në duar me mbishkrime si “Dëshirojmë të punojmë ligjërisht në BE”, “BE-ja është vetëm në perëndim?”, “Proteksione nga Gjermania dhe Franca”.

Përafërsisht 500 njerëz morën pjesë në protestën e cila u mbajt para votimit në Komitetin e Transportit të PE mbi paketën rregullative, e cila përfshin ndryshime të ndryshme në transport dhe transportin rrugor në të gjithë BE-në.

– Përmbajtja e rregullores

Në këtë kontekst, ndryshimet në fjalë do të vendosin kufizime në vendin ku punonjësit e kamionëve punojnë, kohët e drejtimit dhe të pushimit dhe qasja në tregje.

Transportuesit e vendeve të Evropës Juglindore janë veçanërisht të pakënaqur nga rregullorja e cila kushtëzon që drejtuesit kohën e pushimit ta kalojnë në hotel dhe jo në kabinën e mjetit si dhe rikthimin në vendin e tyre 1 herë në çdo tre javë.

Protestuesit i konsiderojnë këto rregullore si politikat proteksioniste të vendeve të Evropës Perëndimore dhe thonë se nuk mund të konkurrojnë nën këto kushte të reja.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:28
Loading...

PUBLICITET