Bujar Osmani u premton dibranëve: Qeveria do t’i qëndrojë pas premtimeve të Hekuran Dukës (FOTO)

Bujar Osmani u premton dibranëve: Qeveria do t’i qëndrojë pas premtimeve të Hekuran Dukës (FOTO)

Në këto ditë të fushatës për kryetar komune në Dibër, Kandidati nga BDI Hekuran Duka, vizitoi disa fshatra si: Kosovrast i epërm, Kosovrast i poshtëm, dhe Mogorçë, në këto bashkëbisedime me banorët u shpalos programi konkret për këto vendbanime, si dhe më gjërë, ku si prioritet u përmend rregullimi njëherë e përgjithmonë i ujësjellësit, me qëllim që këta banorë të kenë qasje në ujë të pijshëm të pastër dhe të vazhdueshëm, projekt i cili ka filluar dhe ka mbetur një pjesë e vogël për të përfunduar.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zv.Kryministri Bujar Osmani, i cili përveç që u mirëprit nga fshatarët, u zotua se kandidatit Hekuran Duka do ti rinë pas e gjithë qeveria, në realizimin e projekteve.

Me një pjesmarje masive, dhe entuziaste, këta fshatra iu bashkuan karvanit të fitores, nga e cila na ndajnë vetëm ditët!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 12, 2019 22:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.