Bukë me hudhër e djathë

Bukë me hudhër e djathë

Përbërësit:

1 bukë e ndenjur
100 gr gjalpë të zbutur
200 gr djath gauda
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhre
kripë

Udhëzimet

1 Thelpinjtë e hudhrës ndajini përgjysmë dhe shpërndajini nëpër bukë.

2 Djathin grijeni në rende dhe bëjeni bashkë me gjalpën e zbutur dhe vajin e ullirit.

3 Me këtë përzierje më pas lyejini fetat e bukës dhe renditini në tepsi.

4 Piqini në furrën e parangrohur në 250 gradë për 5 minuta.Ju bëfshin mirë./meshije.com

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 22:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.