Caktimi i datës për negociatat, Zaev: Datë do marrim, me rëndësi të jetë më shpejt

Caktimi i datës për negociatat, Zaev: Datë do marrim, me rëndësi të jetë më shpejt

Kryeministri Zoran Zaev kërkon nga Bashkimi Evropian të caktojë datën për fillimin e bisedimeve për integrim.

Pas takimit me homologun e tij çek, Andrea Babish, Zaev kërkoi që BE të vazhdojë të motivojë Maqedoninë e Veriut, me caktimin e datës sa më shpejt. përkujtoi se qeveria që drejton bëri atë që ju kërkua e tani është radha e BE-së.

“Nuk ka dilema se do të marrim datë për negociata, me rëndësi është kjo të jetë më herët. Me rëndësi është BE-ja ta dijë se ajo për ne është atraktive sepse çdoherë ka treguar maturi për t’i pranuar reformat brenda, por edhe ta mbajë procesin të hapur për tërheqjen e vendeve të reja kandidate për anëtarësim në BE dhe besoj se kjo do të ndodhë. Ky motivim nga BE-ja është me rëndësi për ne, në mënyrë që të vazhdojmë më tutje”, u shpreh kryerministri Zoran Zaev.

I pyetur për rikonstruimin e paralajmëruar të qeverisë ose edhe për zgjedhje të parakohësme , Zaev tha se pas vendimit të BE-së, do të sillen edhe vendimet e tjera brenda koalicionit qeveritar.

Zaev e cilësoi ndërkohë si hipokrizi idenë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski , që ofroi ndihmë për reformat dhe përmbushjen e kushteve për eurointegrimet, deri në tetor.

“Çka të ndihmojë dhe për cilat reforma kur raporti ka përfunduar. Tani vendosë Këshilli i Evropës, KE-ja solli rekomandim të pastër të kristaltë për vendin tonë. Në të është sendërtuar edhe opozita me të cilën së bashku votuam me konsensus në Parlament për shumë vendime ligjore, besoj së bashku do të vazhdojmë edhe për implementimin e tyre. Por megjithatë është e mirëseardhur çdo ndihmë”, theksoi Zaev.

Një ndër ndihmat e mirëseardhura pa dyshim është edhe ajo e miqve ndrkombëtarë. Kryeministri çek Andrea Babish, Siguroi se vendet e Vishegradit qëndrojnë pranë Maqedonisë së Veriut dhe ftoi BE-në të mbajë premtimin .

Babish: Vendet e Vishegradit, mbështesin RMV-në

“Tash është momeni i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj se për 9 ditë Këshilli i BE-së do të vërteton vendimin për hapjen e bisedimeve. Politikanët evropian ju premtuan se nëse i plotësoni kushtet do të fitoni datë për bisedime. Nëse ata nuk e mbajnë fjalën kjo do të ishte demotivuese për qytetarët e juaj dhe për tërë rajonin”, u shpreh kryeministri çek Andrea Babish.

Babish thotë se vendi ynë është kandidat I mirë që I realize detyrat që ju këkrkuan e sipas tij nuk ka vend që të kërkohet arsye që vendimi të prolongohet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.