Carovska: Identifikohen 167 fëmijë në rrugë midis të cilëve edhe 18 foshnja

Carovska: Identifikohen 167 fëmijë në rrugë midis të cilëve edhe 18 foshnja

Gjithsej 167 fëmijë midis të cilëve 18 foshnja, janë identifikuar në disa udhëkryqe më të frekuentuara në Shkup gjatë dy javëve të kaluara  të gjashtë ekipeve mobile. Aktivitetet më të shpeshta në të cilat fëmijët janë përfshirë,është puna në rrugë, përfshirë edhe shitjen e  xhamave dhe lypjes. Pjesa më e madhe e tyre janë pa dokumente dhe ata nuk janë përfshirë  në procesin arsimor.

Kjo, siç bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë pjesë e të dhënave të cilat ekipet e përforcuara mobile për trajtim me fëmijët në rrugë në QPS Shkup sot i kanë prezantuar në takim pune me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, përfaqësuesi i UNICEF Benxhamin Perks dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

“Mënyra e vetme që t’i detektojmë  dhe të fillojmë t’i zgjedhim problemet me të cilat po përballen fëmijët në rrugë është që të punojmë nga afër me ata dhe familjet e tyre, t’u mundësojmë ndihmë dhe mbështetje të vazhdueshme. Pikërisht për këtë, i përforcojmë ekipet mobile të Qendrës për Punë Sociale të cilat tashmë kanë filluar me detektimin e lokacioneve më të frekuentuara ku ka fëmijë ku lypin. Ata, gjithashtu, do t’u ndihmojnë të rriturve të gjejnë punë dhe do t’i drejtojnë të përfshihen në masat për kualifikim të mëtejshëm dhe rikualifikim të cilat i ofrojmë”, deklaroi ministrja Carovska.

Përfaqësuesi i  i UNICEF-it, Perks, tha se rezultate e para në hulumtimet në terren konfirmojnë se fëmijët në rrugë shpesh janë viktima të më shumë përvojave negative, duke përfshirë edhe maltretim fizik dhe psikik dhe lënie pas dore dhe se shumë nga këto fëmijë e humbasin të drejtën e arsimit, shëndetit dhe mbrojtjes.

“Si njerëz, është vështirë të përmbahemi nga ajo të  japim para  apo blejmë produkte nga fëmijët në rrugë. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse e bëjmë këtë, mundësojmë  mjedis që i dëmton fëmijët. Fëmijëve në rrugë u duhet mbështetje sistematike,  para së gjithash të parandalohet që ata aspak mos të përfundojnë në rrugë”, theksoi Perks.

Zgjerimi dhe përforcimi i ekipeve mobile me kuadër profesional  është mbështetur nga UNICEF-i, ndërsa zbatohet përmes QPS Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 19:44
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.