Çdo të katërtin mashkull e tradhton gruaja! Sigurohuni në mos jeni edhe ju ndër ta!

Çdo të katërtin mashkull e tradhton gruaja! Sigurohuni në mos jeni edhe ju ndër ta!

Edhe pse është fakt që femrat më pak bëjnë aventura jashtë lidhjes apo martesës, nuk bëjnë as ato përjashtim nga tradhtia.

Siç tregojnë hulumtimet, çdo e katërta damë së paku një herë do të ketë aferë jashtë martesës

Nga përvoja e terapeutëve bashkëshortorë mësojmë që kur tradhtojnë femrat, ato tradhtinë e bëjnë më shpesh sepse janë të pakënaqura me aspektin emocional të lidhjes. Mirëpo sfidat rrezikojnë edhe në situata të tjera.

Ditëlindjet jubilare

Kur e dashura juaj t’i ketë mbushur 30, 35 apo 40 vjeç, urojani ditëlindjen, ndërkaq vetes uroni që t’ju jetë besnike. Ditëlindjet “e plota” na detyrojnë në rihulumtim të jetës, andaj nëse femra ndien që diçka mungon, nuk është e përjashtuar që atë ta provojë ta kompensojë me aferë.

Jini posaçërisht të kujdesshëm ndaj saj në këtë periudhë, thjesht që të mos i bie në mend që lumturinë ta kërkojë te të tjerët.

2

Avancimi i pagave

Femrat i duan projektet dhe qëllimet. Prandaj, kur e realizojnë njërën, mund t’i vënë vetes sfidën tjetër, mirëpo këtë herë në sferën e marrëdhënieve intime.

Prandaj, hulumtimi i Universitetit në Uashington ka treguar që me ngritjen e pagës ngrihet edhe probabiliteti që do ta tradhtojmë partnerin.

Jeta e përbashkët

Sado që të tingëllojë paradoksale, fillimi i jetës së përbashkët paraqet rrezik për lidhjen. Shkaktari i parë është që humbet pasiguria dhe hyni në një rutinë, sepse gjithë kohës jeni bashkë. Nëse në afërsi të damës suaj gjendet dikush i cili e vështron me pasion, kini kujdes!

Gjithashtu, nëse ajo dëshiron martesë dhe fëmijë, ndërkaq ju zvarrisni, nuk është shansi i vogël që t’ju tradhtojë, mbase edhe përgjithmonë t’ju braktisë.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Janar 17, 2018 15:19
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
16°
19°
Thu
19°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE