Çegrani i Gostivarit me dy festa madhështore me 20 korrik

Çegrani i Gostivarit me dy festa madhështore me 20 korrik

Me datë 20 korrik 2019 në fshatin Çegran të Gostivarit do të ketë dy festa, konkretisht do të shënohen dy data të rëndëishme, jubileu i 45 i shoqatës Kulturoro-Artistike “Jahi Hasani” nga ky fshat dhe 20 vjetori nga eksodi kosovarë, përcjell FLAKA.

“1-Jubileu “45 vjet me SHKA”Jahi Hasani”Çegran! Një grup artistik shumë i njohur e i afirmuar në vend dhe jasht shtetit! Ky ansambël amator ndër vite e kultivon zhvillon dhe e promovon folklorin dhe traditen e vendit! 2- “20 vjet nga eksodi kosovar”/ Kampi refugjatëve në Çegran! Një ngjarje e madhe historike që dëshmoi humanitetin dhe solidaritetin tonë si komb!”, thuhet në njoftimin e SHKA “Jahi Hasani”.

Paraprakish në sheshin “Kosva” në hyrje të Çegranit, shesh ky i cili ka pritur refugjatët e parë nga Kosova dhhe ka marrë këtë emër, banorët dhe organizatorët e shënimit të 20 vjetorit të eksodit kosovar, ngritën flamurin kombëtar. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Qershor, 2019 20:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.