Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoksë troket në Maqedoni

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoksë troket në Maqedoni

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, familja Qiriazi është njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke shkrirë kështu gjithë pasurinë, intelektin dhe…

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, familja Qiriazi është njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke shkrirë kështu gjithë pasurinë, intelektin dhe kulturën për çështjen atdhetare.

Nga familja Qiriazi dolën inteketual të mëdhenjë si: Papashqevi,Sevasti, Kristo, Gjergji dhe Gjerasimi, të cilët ishin bijat dhe bijtë e Maria dhe Dhimitër Qiriazit nga qyteti i bukur i Manastirit.

Në historinë tonë kombëtare Kongresi i Manastirit shënon një triumf për gjuhën shqipe, po ashtu është një kthesë për kulturën dhe çështjen shqiptare në kohëra kur qenia jonë rrezikohej me mosekzistencë në Ballkanin e tërbuar nga pushtuesit sllav dhe turq.

Roli i familjes Qiriazi për Kongresin e Manastirit ishte dhe do mbetet i pamohueshëm, sakrifica e tyre ngeli në histori duke e ngritur zërin e shqiptarëve në instancat më të larta të asaj kohe. Por ku janë sot pasardhësit e familjes Qiriazi dhe si jetojnë ata? Në emisionin “Në Mbrëmje me Agim Poshkën” Risto Qiriazi pasardhësi i kësaj familje të denjë shqiptare, tregon se si gati gjithë jetën, jetoi si i asimiluar duke mos guxuar të deklarohet shqiptar nga regjimi sllav. Është e dhimbshme se si familjet e mëdha shqiptare të ritit ortodoks janë asimiluar.

Është jonjerëzore se si të drejtat e tyre themelore janë shkelur gati për një shekull para syve të Evropës, dhe do jetë dhe më jonjerëzore nëse zërat e këtyre shqiptarëve nga dy shtetet shqiptare nuk dëgjohen, sepse janë dhe do mbesin gjak i yni, pavarësisht rrethanave të cilat i kanë detyruar ta mohojnë vetveten, duke jetuar të nëpërkëmbur sa të jetë jeta.

Po ashtu, dhuna ndaj themeluesit të Bashkësisë Fetare Ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, Branko Sinandinovskit para disa ditësh në Shkup, duhet të dënohet, pasi që të drejtat themelore të

njeriut nuk mund të shtypen në asnjë formë, nga cilido regjim apo ideologji prezente.

Vëllezërit tanë të asimiluar të cilët kanë filluar të deklarojnë rrënjët e origjinës duhet të mirëpriten,të mbrohen dhe të dëgjohen nga institucionet e shteteve shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare pasi që të drejtat bazike ekzistenciale të asnjë individi apo familje të tyre nuk guxojnë të vazhdojnë të shkelen, sepse janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut./Jahja Lluka

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 21:00
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
14°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...