Challandes: Skuadra bëri futboll të bukur

Challandes: Skuadra bëri futboll të bukur

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë pas ndeshjes se ishte një fitore e madhe e Kosovës, të cilët sot e fituan këtë ndeshje si skuadër.

Challandes ka pasur fjalë të mëdha pas ndeshjes duke thënë se ka pasur mundësi të mëdha për shënim duke filluar që në pjesën e parë.

“Kemi pasur shumë mundësi që të përfundonin më shpejt këtë ndeshje. Por, në pjesën e dytë ja falëm atyre golin e barazimit”.

Sipas tij, Kosova megjithatë arriti ta menaxhojë këtë situatë dhe ja doli që të kthehet në lojë.

“Pas u barazua 1-1, 3-4 minuta ishim jo të mirë por pas kësaj skuadra tregojë karakter, ne luajtëm lojën tonë dhe kjo është e mirë për të ardhmen tonë. Është e rëndësishme sepse fituam si skuadër dhe kjo është e rëndësishme”.

Challandes ka thënë se në bankë ka lojtarë shumë të mirë sidomos në fazën defansive.

“Kjo ndeshje ishte një spektakël i mirë për tifozët tonë”. /GazetaExpress/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 22:59
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
20°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE