Cheesecake me banane

Cheesecake me banane

Përberesit:
Për peten:

150gr biskota
100gr gjalpë
1 portokall (lëvorja e grirë)
2 lugë qaji kanellë opcionale
Për kremin:
250gr kos i trashë
250r ajkë hoplla
150gr sheqer pluhur
1 pako vanillë
4 kivi

Udhëzimet:
Së pari përgadisim petën, marrim biskotat dhe i grijmë në grirësin elektrik, i hedhim në një enë qelqi dhe shtojmë në të gjalpin e shkrirë dhe pak lëvorë portokalli të grirë.

I përziejmë mirë bashkë, më pas i hedhim në një tavë ku kemi vendosur letër furre. E shtypim fort sipër me lugë, në mënyrë që baza të bëhet e fortë.

Masën e përgaditur e vendosim në frigorifer përreth 30-40 minuta.

Për kremin: në një enë hedhim ajken dhe fillojmë ta rrahim me rrahësin elektrik, derisa të bëhet masë kremoze.

Në një enë tjetër rrahim me rrahësin elektrik kosin me sheqerin pluhurin dhe vaniljen derisa të përzihen mirë së bashku.

Marrim bananet dhe i fusim në blender për ti shtypur.

Më pas masat e përgaditura dhe bananen e shtypur i bashkojmë së bashku dhe i përziejmë ngadalë me kujdes.

Kremin e përgaditur e hedhim mbi petën e përgaditur, të cilën më parë e kemi ngrirë, e shtrijmë mirë pastaj ëmbëlsirën e fusim në frigorifer dhe e lëm të ftohet për 8 orë.

E lehtë dhe e shijshme

Ju bëftë mirë!

Burim: kuzhinashqiptare

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 22:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.