Chelsea do të transferojë Danilon e Realit

Chelsea do të transferojë Danilon e Realit

Danilo ka arritur marrëveshje personale me Chelsean, sezonin e ardhshëm do të luajë në “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton AS, duke iu referuar mediave braziliane, 26 vjeçari Danilo, i ka thënë po Antonio Contes dhe mungon vetëm marrëveshja me Realin, që kërkon 30 milionë euro për brazilianin. Për lojtarin interesohej edhe Juventusi, pas largimit të Dani Alves, por braziliani preferoi Premierligën para Serie A. Globoesporte raporton se “Blutë e Londrës” tashmë kanë nisur bisedimet me “Los Blancos”, pas përgjigjes pozitive të 26 vjeçarit. Por, gjithashtu raportohet se Zinedine Zidane është duke insistuar që ta bindë lojtarin të qëndrojë, për shkak të punës së përkryer kur zëvendëson Dani Carvajalin dhe profesionalizmit të tij. Danilo e mbylli sezonin 2016/17 me vetëm 24 paraqitje, teksa ka shënuar një gol.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 22:04

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°