Çifti feston 50 vite sëbashku

Çifti feston 50 vite sëbashku

Historia e dashurisë që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Gjonit dhe Agetinës, çifti që kishte 50 vite sëbashku. Gjoni e kishte njohur Agetinën nga motra e tij dhe historia e tyre kishte lindur me shikim të parë.

Për të falenderuar bashkëshorten, njeriun më të rëndësishëm në jetën e tij, Gjoni i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Në letrën që ai kishte shkruar për Agetinën u zbuluan vështirësitë ekonomike dhe shpirtërore me të cilat ishin përballur. Madje Gjoni dhe Agetina nuk kishin mundur të organizonin ceremoninë e martesës.

Për t’i plotësuar Gjonit dëshirën që Agetina të kishte një unazë si simbol të dashurisë së tyre, moderatorja Arbana Osmani i dhuroi asaj një unazën dhe një fustan. Pas 50 vitesh martesë, Agetina dhe Gjoni kërcyen për herë të parë sëbashku në studion e “Dua të të bëj të lumtur”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 14, 2019 09:39
Loading...