Cilësia e ajrit në Kosovë ishte katastrofale

Cilësia e ajrit në Kosovë ishte katastrofale

Përveç termocentraleve të KEK-ut në Obiliq,numri i madh i automjeteve dhe vjetërsia e tyre që mbingarkojnë komunikacionin në Prishtinë, konsiderohen ndotësitë kryesor të ajrit në kryeqytetit

Mirëpo, pavarësisht kësaj niveli i cilësisë ajrit në Prishtinë dhe në tërë Kosovën po konsiderohet në suaza të normales.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina duke treguar të dhënat zyrtare të matjes së ajrit për tre mujorin e parë të këtij viti, tha për KosovaPress, se cilësia e ajrit në Prishtinë është në norma të lejuara.

Morina: Ajri në Prishtinë është në norma të lejuara.

“Sipas të dhënave zyrtare që vetëm Agjencia e Mjedisit me ligj është e obliguar dhe ka këtë përgjegjësi, cilësia e ajrit, sepse duhet të dallojmë se janë dy gjëra, shkarkimet e emisioneve nga objektet e ndryshme industriale dhe nga burimet e lëvizshme – transporti, automjetet, cilësia në përgjithësi si konglomerat përzierjesh të ndotjeve na del që në Prishtinë gjatë muajve janar – mars, kemi vetëm 12 herë tejkalime të lehta. 35 herë është e lejuar, por për shembull gjatë janarit, kemi 19 herë tejkalime, mirëpo këto tejkalime kanë qenë 77.6 mije kroma për metër kub, gjë që 50 mijë kroma është e lejuar. Kjo i bie 20 – 25 për qind të tejkalimit. Gjatë muajit shkurt kemi rënie vetëm 18, ndërsa, gjatë muajit mars kemi rënie edhe më të madhe, diku rreth 10 mijë krogram. Kjo na tregon që shumë burime ndotëse siç janë oxhaqet e banesave, shtëpive me ngrohjen e kohës vijnë duke mos i shfrytëzuar dhe emetimet janë më të vogla….. Sa i përketë Prishtinës, si ajër në përgjithësi është në norma të lejuara, sepse tejkalimet që kanë ndodhë kanë ndodhë vetëm 19 herë, 20 herë e jo 35 herë, që është e lejuar”, tha ai.

Duke theksuar se cilësia e ajrit në tërësi në Kosovë është në suaza të direktivave dhe të ligjit, Morina tha se ndotja e ajrit në Prishtinë është e krahasueshme me Sofjen,derisa shtoi se Tirana, Tetova, Durrësi, Elbasani dhe Beogradi janë më të ndotura se Prishtina.

Sipas Mo rinës, deri në vitin 2012, cilësia e ajrit ka qenë katastrofale. Ai shtoi se për ta mbrojtur ajrin nga ndotja, duhet të implemetohet rregullorja për kontrollimin e automjeteve, ku në bazë të saj pamundësohet regjistrimi i atyre automjeteve që lirojnë shumë gazra.

Morina: Deri në vitin 2012 ka pasur tejkalime enorme të cilësisë së ajrit.

“Deri në vitin 2012 kemi pasur tejkalime enorme, tamam siç e thonë shumë ekspertë katastrofale, sepse kur është katastrofale do të vdesin njerëz aty për aty, do të krijohen probleme akute. Mirëpo, trendi është në ulje, por jo më shumë. Për arsye se masat që janë marrë janë marrë në vitin 2012, 2013 dhe tash vazhdojnë në ritmin e njëjtë. Çka duhet të ndërmarrim ne ?. Duhet ta impelemtojmë rregulloren që ka hy në fuqi para dy jave, për kontrollin e automjeteve të mos kalojnë kontrollin teknik në qoftë se nuk e kalojnë testin e gazrave. Nëse lirojnë më shumë gazra se sa që është në këtë rregullore, ato nuk duhet të lejohen të regjistrohen”, tha ai.

Morina shtoi se matjet e cilësisë së ajrit bëhen nga AMM-ja dhe nuk u lejohet asnjë institucioni tjetër të bëjë matje të cilësisë së ajrit pa leje paraprake, ndërsa, të gjitha rezultatet e matjeve mund të publikohen vetëm nga agjencia që ai drejton.

Për të pasur nën kontroll cilësinë e ajrit në kryeqytet, Komuna e Prishtinës ka vendosur gjashtë matës në gjashtë lagje të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zyrtarja për informim në Komunën e Prishtinës, Miranda Mullafazliu, përmes postës elektronike.

“Komuna e Prishtinës ka vendosur matës (sensorët) për ndotjen e ajrit dhe kemi filluar me 6 pika në lagjet kyçe të kryeqytetit. Ky është pilot projekt dhe kemi paraparë edhe shtimin e pikave të tjera gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Qëllimi jonë nuk është që të marrim rolin e MMPH dhe të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, por që së paku të vetëdijesohemi për pasojat dhe shkaqet e ndotjes së ajrit. Në rast se arrihet që se paku të këtë lëvizje nga institucionet qendrore në këtë drejtim, e krejt në kuadër edhe të marrëveshjes së nënshkruar në Paris (në Dhjetor 2015), lidhur me ndryshimet klimatike, atëherë ky do të ishte edhe suksesi i projektit”, tha Mullafazliu.

Mullafzliu ka shtuar se konstatimi i nivelit të ndotjes së ajrit do të bëhet me analiza më të hollësishme dhe në raportimet tre mujore e gjashtë mujore, ku pastaj komuna mund të inicojë dhe propozojë marrjen e masave adekuate tek MMPH, ndaj ndotëseve që do të identifikohen në të ardhmen.

Mirëpo, duke konsideruar se Kosova është njëri ndër venet më të ndotura në rajon, organizata Peer Eduoators Netëork – PEN, me mbështetjen e BE-së, ka marrë përsipër pr ojektin për matjen e cilësisë së ajrit në vendet më të frekuentuara në Prishtinë, për të vazhduar edhe në qytetet të tjera, me qëllimin kryesor që të vetëdijesohen qytetarët nivelin e ndotjes së ajrit në rrethin ku ata veprojnë.

Menaxheri i këtij projekti, Trim Ilazi tha për KosovaPress se matjet e cilësisë së ajrit, të bëra nga institucionet e vendit janë të përgjithshme, pasi ato janë të përqendruara në disa pika të caktuara, duke bërë që mesatarja e dalë si rezultat i këtyre matjeve nuk përfshinë të gjitha vendet që frekuentohen nga qytetarët.

Ilazi: Matjet e përgjithshme nuk tregojnë përditshmërinë e qytetarëve.

“Ideja e projektit në përgjithësi ka qenë që të shihet se si është gjendja aktuale pak a shumë në Kosovë, e bënë matjen e cilësisë së ajrit dhe me i vetëdijesua qytetarët për këtë. …Tash një gjë që ësht ë mirë ta kemi parasysh është se ajri dhe të dhënat që i marrim nga institucionet e ndryshme e bëjnë një matje të përgjithshme në pika kryesore nëpër Kosovë. Por pamjet që janë më aktuale janë ato që na prekin neve si qytetarë në lagje të caktuara. Matjet e përgjithshme shpërndahen në disa pika të caktuara dhe ta jep një pikë mesatare, por mesatarja nuk ta tregon përditshmërinë e qytetarëve se çka janë duke e marrim, çfarë cilësie të ajrit. Kjo nënkupton se nëse një vlerë e caktuar është mesatare për krejt Kosovën në një pikë ku nuk është bërë matja, për shembull në vend ku dalim në punë çdo ditë, në stacionin e autobusëve, në qytetet ku jemi duke u sill është një luhatje shumë e madhe e cilësisë së arit. Kështu që, kjo është ajo çfarë po duam të bëjmë, t’i vetëdijesojmë qytetarët në vendet më të frekuentuara, edhe brenda edhe jashtë, se çfarë cilësietë ajrit e kanë dhe me çka po balla faqohen çdo ditë”, tha ai.

Ai shtoi që do të sjellë rezultatet të cilësisë së ajrit do të impelentohet edhe në vende të tjera të Evropës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 22, 2016 20:30

REKLAMA