Cipras: Zaevi ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Cipras: Zaevi ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Nuk kanë të ndalur reagimet në Greqi pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev se edhe atje do të duhet të mësohet gjuha maqedonase. Këtë herë nga kabineti i kryeministrit grek, Aleksis Cipras porosisin IRJM-në dhe Zaevin që në mënyrë të kujdesshme dhe precize t’i përmbahet Marrëveshjes së Prespës, në mënyrë që të integrohet në NATO dhe BE.

Ndërkohë opozitën greke, për të cilën deklarata e Zaevit ishte irredentiste nga kabineti i Ciprasit e kujtojnë se “gjuha maqedonase” është njohur qysh nga viti 1997 në OKB.

Deputeti i partisë së koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur, Tanasis Papahristopulos tha se deklarata e Zaevit e dhënë për të fituar 80 vota në Kuvendin e Shkupit nuk do ta lëkundin atë nga vendosshmëria për ta votuar marrëveshjen në Kuvendin e Athinës. Ndërsa për ish ministrin e jashtëm, Nikos Kocias deklarata e Zaevit shkel jo vetëm marrëveshjen që duhet të hyjë në fuqi, por edhe atë të vitit 1995.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 20:01

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE