Çka thotë Talat Xhaferi për shkarkimin e Katica Janevës ?

Çka thotë Talat Xhaferi për shkarkimin e Katica Janevës ?

Talat Xhaferi paralajmëron seancë për shkarkimin e Katica Janevës para skadimit të mandatit të saj i cili i skadon më 15 shtator.

Xhaferi ka thënë se pasi të sigurojmë pëlqimin e të gjitha partive politike ka ende kohë që të caktohet seanca.

“Në përpuethshmëri me Ligjin kjo është detyrë e imja dhe do ta rrespektoj”- ka theksuar Xhaferi duke sqaruar procedurën në tërësi.

Mbrëmë u tentou shkarkimi i Katica Janevës mirëpo shumica e LSDM-së dhe BDI-së e ka refuzuar propozimin e VMRO-DPMNE-së, shkarkimi i Janevës të vëhet në rend dite.

Sipas paralajmërimeve të opozitës sot do të dorëzohet edhe zyrtarisht kërkesa për të thirrur seancë me procedurë të shpejtë për shkarkimin e prokurores speciale e cila tashmë gjendet në paraburgim nën dyshimin se ka lidhje në rastin “Reket”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 12:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.