Çmimet shënojnë rritje në krahasim me vitin e kaluar

Çmimet shënojnë rritje në krahasim me vitin e kaluar

Nga VMRO-DPMNE thonë se rritja e çmimeve dhe rritja e kostos së jetesës po fillojnë të bëhen realitet, përcjell FLAKA.

Partia thotë se familjet në vend për shkak të politikave të LSDM sot shpenzojnë më shumë se një vit më parë, gjë që ndikon edhe në standardin e tyre të jetesës.

“Kjo është kryesisht për shkak të rritjes së akcizës në naftë prej 3.5 denarë, gjë që e rriti koston e jetesës për lendet djegëse me 12.7% dhe kostot e shërbimeve të transportit me 5.3%. Krahasuar me janarin e 2017, kostoja e jetesës është rritur edhe për produktet dhe shërbimet e tjera. Çmimet me pakicë janë rritur gjithashtu në krahasim me janarin 2017 me prodhimet bujqësore, produktet industriale, produktet ushqimore dhe shërbimet. Rritja e kostos së jetesës është rritja më e madhe që ndodh në vitet e fundit dhe është dëshmi e pamundësisë së LSDM-së për të udhëhequr ekonominë. LSDM është pa ide dhe vazhdon me politikat katastrofike në sferën ekonomike. Në vend të punësimeve të reja, ne kemi qindra pushime nga puna. Në vend të përfitimeve për biznesin, ne kemi përkeqësuar kushtet për të bërë biznes duke ngritur mjetet bazë për të bërë biznes. Të rinjtë nuk kthehen, ata largohen gjithnjë e më shumë. Shteti nuk i përmirëson kushtet, por i përkeqëson ato. Politikat e LSDM-së e drejtojnë shtetin drejt fundit ekonomik. Në vend të jetës erdhi mjerimi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në janar 2018, krahasuar me muajin e kaluar, ishte 99.6, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ishte 99.9.

Rritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në janar 2018, krahasuar me muajin paraprak, u regjistrua te frutat e freskëta dhe të ngrira me 2.6%, peshku dhe prodhimet e detit me 1.3% dhe vezët me 0.3%. FLAKA

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 14, 2018 21:24

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE