Çmimet te ne dhe në perendim!

Çmimet te ne dhe në perendim!

Dyfish më lirë bukë nga Evropa dhe tri herë më lirë se zviceranët janë duke ngrënë qytetarët e Maqedonisë, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës. Maqedonia shpenzon 30 për qind më pak se banorët e vendeve me fuqi më të lartë blerëse. Në disa prej këtyre vendeve, shpenzimet mesatare për kokë banori janë 18 për qind më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Shtetërore, përcjell FLAKA.

Megjithatë, duke pasur parasysh lartësinë e pagave, kostot reale të ushqimit për kokë banori, Maqedoninë e vendosin në grupin e vendeve me fuqi blerëse relativisht të ulët.

Çmimi i bukës dhe produkteve të drithërave në Maqedoni është 55.5 përqind e nivelit mesatar të çmimeve në Bashkimin Evropian dhe është 3 herë më e ulët se niveli i çmimeve në Zvicër, vendi me nivelin më të lartë të çmimeve për këto produkte.

“Buka më e lirë është 2 franga, dhe ka bukë prej 500 gramësh për 3.5 franga. Dhe ka tregje të lirë edhe atje. Qumështi nuk është shumë më i shtrenjtë se në Maqedoni. Në Zvicër, transporti është i shtrenjtë, udhëtimi ndër-qytet bëhet me tren, si dhe në fshatra, por nëse nuk është i lidhur me hekurudhën, po udhëtohet me autobus “, thotë një mërgimtar që jeton në Zvicër.

Qumështi, djathi dhe vezët në vend janë më të lira për më shumë se dyfishin e nivelit mesatar të çmimeve në grupin e vendeve, niveli i çmimeve të të cilit renditet mbi 30 për qind të nivelit të BE-së, sipas të dhënave statikore.

“Buka në Danimarkë është 9 kruna, qumështi është 8.95, djathi është 24 kruna, patatet 16 kruna, mishi i grirë është 49 kruna për paketim prej 800 gramësh. Nëse është rreth një kilogram buka, kushton 19.95 kruna. Për rroba, T-shirts, janë rreth 100 kruna, pantollona nga 300 deri në 500 kruna, xhaketa nga 500 e më lart. Shtatë kruna janë të barabarta me një euro. Për pagat atje, të cilat janë mesatarisht 2,000 euro, nuk është shtrenjtë”, – thotë një mërgimtar që jeton në Danimarkë.

Çmimi i frutave, perimeve dhe patateve është 3.6 herë më i lartë në Zvicër se sa në Maqedoni, ku niveli i çmimeve për këtë grup produkti është më i ulëti krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Çmimi i pijeve alkoolike në Republikën e Maqedonisë është në nivelin më të ulët në Evropë dhe është 62.6 përqind e mesatares evropiane.

Pijet jo alkoolike në Norvegji janë 3 herë më të shtrenjtë se në Republikën e Maqedonisë, niveli i çmimeve të të cilave është 64.4% të mesatares së BE.

Niveli i çmimeve të veshjeve dhe këpucëve në Republikën e Maqedonisë, krahasuar me vendet e tjera evropiane, është më i lartë vetëm se Bullgaria dhe Turqia dhe është në nivelin 80.9 për qind të mesatares midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në Maqedoni, niveli i çmimeve për veshje dhe këpucë është 49% të nivelit të çmimeve në Islandë, ku çmimet në këtë grup produkti janë më të lartat në Evropë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 8, 2018 22:04
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
10°
19°
Fri
17°
Sat
13°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE