Çokollatë për diabetik nga Gurmania Channel

Çokollatë për diabetik nga Gurmania Channel

Nga 24 dhjetori i vitit të kaluar ka filluar transmetimi i Gurmania Channel, një kanal televiziv që i dedikohet ekskluzivisht gatimit.

Gurmania është kanali i parë shqiptar i llojit të vet, ndërkaq mund të shikohet në platformën Artmotion, në numrin 19.

Dashamirët e gatimit kanë mundësinë që tërë kohën të ndjekin emisione të ndryshme të gatimit, sikur ato për përgatitjen e recetave me përbërës brumin, përgatitjen e pastave, ushqimeve të detit, ushqimeve të shëndetshme, të ëmbëlsirave, etj.

Emisioni Rudi’s Cake merret me përgatitjen e ëmbëlsirave, ndërkaq në emisionin e sotëm kanë përgatitur një çokollatë enkas për personat me diabet.

Përbërësit:

– 200 gr çokollatë e zezë
– 120 gr gjalpë kokosi
– 120 gr vaj kokosi
– 40 gr maple strup
– 40 deri 50 gr mjedra
– 60 gr badema
– Kakao

Për të parë mënyrën e përgatitjes, ndiqni videon e mëposhtme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 12:01

ARKIVI I LAJMEVE