Çuni: PAN-i nuk i ka të siguruara votat

Çuni: PAN-i nuk i ka të siguruara votat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Çuni, tha se koalicioni të cilit ai i takon, nuk ka asnjë deputet që ka disponim që të jap votën pro PAN-it, me të cilat do të mund të ketë shumicën në qeveri.

Ai sonte në “Intervistën me Blerimin”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), deklaroi se proceset po zhvillohet me një dinamikë dhe intensitet të lartë. “Është e pamundur që PAN-i të sigurojë votat për të marrë votëbesimin e qeverisë dhe krijimin e saj”, tha Çuni.

Sipas tij ekziston ndonjë mundësi që deputetët të partive të mund të ndryshojnë qëndrim. “Koalicioni ka qëndrim, që aty ku është PDK-ja, të mos ketë bisedime, nëse ndonjë deputet mund të ndërrojë qëndrim është përgjegjësi e tij”, tha ai.

Çuni bëri me dije se ka shokë e miq edhe në partitë e tjera dhe tha se nuk ka pasur ftesë nga ana e koalicionit që ka marrë më shumë vota që të jetë pjesë e bisedimeve.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 11, 2017 22:47

REKLAMA