Dafina Zeqiri transformohet sërish

Dafina Zeqiri transformohet sërish

Këngëtarja Dafina Zeqiri, përveç këngëve të shumta, këtë vit ka bërë bujë edhe me ndryshimet e saj drastike në pamje.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në InstaStory, ku tregonte ndryshimin e ri në pamje.

Përveç balukeve që i ka lëshuar tash e sa kohë, Dafina këtë herë edhe i ka zgjatur flokët dhe i ka kthyer ato në bionde.

Duke marrë një dukje tejet atraktive me këtë ndryshim të ri, ajo rrëmbeu vëmendjen e fansave të cilët nuk hezituan ta komplimentojnë.

Dafina përndryshe këtë vit ka eksperimentuar shumë me flokët e saj, duke i ndërruar vazhdimisht ngjyrat dhe modelin e tyre, por pavarësisht secilit ajo është dukur gjithnjë bukur.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 23:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER