Dalin në ankand makinat e Paul Walker

Dalin në ankand makinat e Paul Walker

Koleksioni i makinave të Paul Walker do dalë në ankand.

21 automjetet e aktorit të ndjerë do shiten në 49-vjetorin e  Scottdale Auction në janar.

Koleksioni përfshin disa nga makinat që ylli i Fast and the Furious përdori gjatë xhirimeve të filmit ikonik me gara në rrugë.

Walker, i cili vdiq në një aksident automobilistik në 2013, luajti rolin e Brian O’Connor në gjashtë nga 7 seritë e filmit.

Por aktori nuk ishte thjesht i apasionuar pas veturave vetëm në ekran. Por ishte edhe një koleksionist.

Në koleksionin prej 21 automjetesh do ketë modele nga e gjithë bota si SHBA, Gjermani si edhe Japoni.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 7, 2019 22:49

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA