Data për fillimin e negociatave, Tusk: Jo të gjithë anëtarët, janë gati për po-në

Data për fillimin e negociatave, Tusk: Jo të gjithë anëtarët, janë gati për po-në

Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që u kërkua nga KE por kjo nuk mjafton për të bindur vendet anëtare të arrijnë konsensus për dhënien e datës për bisedime këto ditë.

Megjithatë kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk thotë se tanimë nuk diskutohet nëse dhëna e datës do të ndodhë, por se kur do të ndodhë.

Në takimin me presidentin Stevo Pendarovski në Bruksel, i parë i Këshillit Evropian beson megjithatë se ende ka shanc të ketë vendim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më 18 qershor, sipas rekomandimeve të raportit të KE-së.

“Nuk dua të paragjykoj vendimin e BE-së. Ju bëtë gjithcka që u prit prej jush. Por dua të jem i sinqertë. Nuk janë gati të gjitha vendet anëtare të sjellin vendim për hapjen e negocatave ditëve në vijim. Personalisht besoj se mund të ketë vetëm një vendim. “Të hapen negociatat në pajtim me rekomandimet e KE-së, bashkë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Pyetja sot nuk është a do të hapen por kur?! Jam pak i kujdesshëm se e di se ndonjëherë arritja e konsensusit mes 28 vendeve di të zgjasë më shumë kohë nga ajo që pritet”, u shpreh kryetari i Këshillit Evropian Donald.

Presidenti Pendarovski thotë se vendi do të jetë më efikas në realizimin e reformave nëse ka para tij një synim të qartë të afatizuar.

Kërkoi që BE të tregojë lidership dhe të vlerësojë sfidat që kaloi Maqedonia e Veriut.

“Jemi të vetëdijshëm se duhen akoma reforma dhe pajtohemi se ka dobësi dhe na pret edhe shume punë. Por duhet të potencoj një realitet politik ballkanik. Ne jemi më efikas kur kemi para nesh detyra konkrete ndërsa negociatat për bisedime janë mjeti më I mirë për reforma. Këtë qershor BE ka shanc historik të tregoj lidership dhe vision për tërë ardhmërinë e rajonin tonë me dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.Qytetarët tanë nuk kërkojnë shpërblim të pamerituar, por shans të merituar për të ndërtuar shtet europian, me shoqëri pëparimtare dhe humane”, theksoi kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.

Pendarovski në Bruksel u takua edhe me shefen për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, si pjesë e takimeve të vazhdueshme të krerëve të Maqedonisë së Veriut, për të frymëzuar dhe bindur anëtarët e BE-së për të dhënë datë për negociata.

Në këtë drejtim Zaev po qëndron në Berlin për të kërkuar nga kancelarja Merkel mbështetje dhe ndihmë për t’i filluar bisedimet sa më parë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:22
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.