Debat: Bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit civil

Debat: Bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit civil

Qeveria e RM-së në përputhje me masat e planit 3-6-9 është e përqendruar në ndërtimin e transparencës dhe dialogut inkluziv me qytetarët dhe sektorin civil në formë të vazhdueshme, deklaroi zëvendëssekretari i Qeverisë, Tahir Hani, në debatin kushtuar institucionalizimit të mekanizmave strukturore për bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit civil.

Si partner i barabartë dhe korrektues i vendimeve, shoqëria civile duhet të participojë në krijimin e politikave, të sugjeroj; dhe të kritikojë, tha Hani. “Pjesë e masave kyçe në këtë plan është sjellja e këshillit funksional për bashkëpunim me sektorin civil dhe sjelljen e strategjive për bashkëpunim të qeverisë me sektorin civil me planin aksional për periudhën 2018-2020. Zhvillimi i sektorit civil në shoqëri është e rëndësishme për vlerat demokratike të vendit dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve”,- deklaroi zëvendëssekretari i Qeverisë, Tahir Hani.

Partner i Sekretariatit gjeneral të Qeverisë në sjelljen e këtyre aktiviteteve është Zyra për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare e Republikës së Kroacisë që ka përvojë të mjaftueshme sa i përket dhënies së masave për përmirësimin e kushteve dhe partneritet me sektorin civil.

“Krijimi i një mjedisi për zhvillim të sektorit civil është një nga kushtet për krijimin e standardeve demokratike dhe sistem politik të një vendi. Qeveria e Kroacisë ka shqyrtuar rëndësinë e ndërtimit të strategjisë kualitative për mjedis të përshtatshëm të zhvillimit të sektorit civil”,- u tha nga Zyra për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare e Republikës së Kroacisë.

Qëllimi i tuining projektit është miratimi i Këshillit funksional për bashkëpunim për zhvillimin e sektorit civil dhe përpilimin e planit real për sjelljen e strategjisë së bashkëpunimit të qeverisë me sektorin civil për periudhën 2018-2020. /al.mrt/

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 20:09
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
8°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...