Deklarohet Zaev: Mickoski tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Deklarohet Zaev: Mickoski tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes tij dhe opozitës për fatin e PSP-së.

Ai tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritëm dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”.

Ai theksoi se ai dhe mazhoranca ishin të hapur në kët mbledhje, kreativ, se panë në sy opozitën për të mirën e popullit, por opozita nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen nën kontroll të Prokurorisë.

“Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër përveç marrjes nën kontroll të Prokurorisë, nuk u interesonte anëtarësimi në NATO e as në BE, dhe as interesi i qytetarëve. Atyre nuk u interesonte një Prokurori e re, atyre u interesonte se ku do të shkonin lëndët, se kush do t’i merrte lëndët, kush do ti analizonte lëndët një për një, dmth mbrojtja e krimit, kthimi i regjimit të vjetër Gruvskian”, akuzoi Zaev.

LEXO: 

Boki 13, vazhdon lufta LSDM – VMRO DPMNE

 

VMRO ka insistuar që me ligjin të shfuqizohen lëndët e PSP-së të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017 ?

Reketi dhe Bombat mollë sherri mes palëve

Dalin në opinion “shkaqet” që pamundësuan arritjen e marrëveshjes për Prokurorinë ?!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 11:19

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...