Demit nuk i besohet, arrin qëllimin!

Demit nuk i besohet, arrin qëllimin!

“Nuk më besohet që kam arritur 10 milionë mbështetës,” kështu nis postimi i vetëm pak orëve më parë në Instagram i Demi Rose.

Teksa ka publikuar një foto bardhë e zi me të brendshme, ish-e dashura e Tyga ka shprehur mirënjohjen për fansat e saj.

“Ju dua. E dini apo jo historinë time, e vlerësoj të gjithë dashurinë tuaj dhe fjalët e mira. Ju më ngrini lart, dhe unë dua gjithashtu t’ju ngrej po aq lart.Me ngadalë, por me siguri që po bëhem më e fortë dhe personi që duhet të jem. Koha është ilaç dhe po tregohem e duruar me veten time. Do doja t’ju ndihmoja dhe t’ju frymëzoja të gjithëve më shumë. Mjafton të bëni më të mirën tuaj, me ritmin tuaj,” vazhdon modelja britanike.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2019 13:36

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...