Demonstratat e vitit 1968 në Tetovë përkujtohen me aktivitete të shumta

Demonstratat e vitit 1968 në Tetovë përkujtohen me aktivitete të shumta

Demostrat e vitit 1968-të, në Tetovë thanë një mesazhë politikës së asaj kohë se shqiptarët kërkojnë, liri, barazi dhe të drejta që ju takojnë.

Këto demonstrata e ngritën lartë vullnetin vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, e cila do të kaliste brezat e ardhshëm për rezistencë aktive kundër padrejtësive të shumta. 50 vjetorin e fillimit të demonstrative në Tetovë përmes një ekspozite në të ciën janë shfaqur fotografi e dokumente të demonstaratave të 68-ës, e ka shënuar edhe orgnizata “Nisma 68”.

“Besojë se motivet e shënuara në Galerin e arteve, flasin pikërishtë për këtë 550 vjetor dhe 50 vjetorin, e demostratave”, tha Xhemil Daci, nga “Nisma 68”.

Edhe Lideri I BDI-së Ali Ahmeti ka organizuar Akademi Përkujtimore në nderim të demonstrative të vitit 68. Ai ka theksuar se demostrat e viti 68, janë parë në dy prizma atë politik dhe shpirtëror.

“Ngjarejt e vitit 1968-të, duhet parë në dy dimenzione në atë politike dhe shpirtëror. Ai politik në 68 është orteri i pa ndalëshmë i lëvizjeve të organizuar të shqiptarëve në ISh.Jugosllavi për liri, drejtësi e pavarsi. Pas regjimit policor ushtarak që u vendos pas përfundimit të luftës së dytë botërore, tek shqiptarët sigurishtë në tërsi ndodhi ajo që ndodhi që mendon se gjithcka u shuajtë gjithcka përfundoj dhe kjo ishte ana shpirtëroe sepse 1968 jehoi dhe trokiti në cdo prak shqiptar se gjallëri shqiptare është gjallë”, tha Ali Ahmeti.

Këtë ngjarej të rëndësishme të demostratave të vitit 68 e ka kujtuar edhe Universiteti i Tetovës.

“Demostrat e vitit 1968-të,mbetet një ngjarej e shënuar në historin e politike të shqiptarëve të Maqedonisë. kjo ngjarej realishtë tregon reagimin më denjitozë ndaj një sistemi i cili në esencë kishte kundërqenjëjen shqiptare, kundër simbolikës që i identifikon shqiptarët si kombë me identitet dhe histori të bujshme”, tha Vullnet Ameti, Rektor i UT-së.

Demonstratat e 22-23 dhjetorit të vitit 1968 në Tetovë, , jo vetëm që ishin rrjedhojë e disa ngjarjeve dhe zhvillimeve paraprake që ndodheshin në Kosovë, por edhe të një shpërthimi të mllefit të akumuluar shumëvjeçar të shqiptarëve në Maqedoni e më gjerë, për shkak të shtypjes dhe tiranisë së pushtetit jugosllav.(Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 22, 2018 19:18

ARKIVI I LAJMEVE